Haxhinasto: Nëse duam që politika të jetë shërbëtore e qytetarëve, duhet të votojmë LSI-në

Haxhinasto: Nëse duam që politika të jetë shërbëtore e qytetarëve, duhet të votojmë LSI-në

Monika Kryemadhi dhe Edomond Haxhinasto, dy nga kandidatët e LSI-së në Qarkun e Elbasanit, janë ndalur në Përrenjas në një takim me banorët e kësaj zone.

Si Kryemadhi, ashtu edhe Haxhinasto kanë kërkuar votën për LSI-në, si forca e vetme që mendon për të ardhmen.

“Vota për LSI-në është votë për të ardhmen e fëmijëve dhe të rinjve dhe të rejave. Vota për LSI-në sot është për një Shqipëri më të mirë, më të begatë, për një familje më të shëndetshme dhe mbi të gjitha për një Shqipëri me të ardhme të ndritur. Ky është shansi ynë. T’ia japim këtë shans LSI-së në mënyrë që t’ia japim këtë shans Shqipërisë që të jemi të barabartë me të gjitha vendet e tjera evropiane”, tha Kryemadhi.

“Nëse duam që politika të jetë shërbëtore e qytetarëve, duhet të votojmë LSI-në. Nëse duam një sistem arsimor cilësor, më pak të kushtueshëm, që përgatit njerëzit për punë, që i jep atyre shansin e vërtetë të punësimit, jo diploma që t’i tundin dhe pa asnjë vlerë, duhet të votojmë LSI-në”, deklaroi Haxhinasto.

Share this post