Dieta detox, një zgjidhje ideale për t’u ndjerë më mirë me veten

Dieta detox, një zgjidhje ideale për t’u ndjerë më mirë me veten

Ndiheni gjithmonë të lodhur, të fryrë dhe nervozë? Kjo ndoshta vjen se keni shumë toksina në trupin tuaj që nuk largohet vetë. Por si tia bëni për tu detoksifikuar dhe ndoshta ndërkohë dhe për të humbur peshë?

Në përgjithësi kjo llojë diete propozohet për të përmirësuar gjendjen shëndetësore në përgjithësi, sidomos stilin e jetës, duke parashikuar edhe dobësim, po sigurisht që kjo e fundit nuk është qëllimi kryesor.

Parimet e dietës detox
Ndryshoni regjimin ushqimor – Ushqime detox janë atë të pasura me shumë ujë, fibra, vitamina, kripëra minerale,  dhe antioksidantë, pra perime dhe fruta.

Ndryshoni stilin e jetës- Nëse është e mundur bëni sa më shumë aktivitet fizik për të aktivizuar djersitjen, një nga mekanizmat e organizmit për të hequr toksinat.

Reduktoni përdorimin e ilaçeve- Sidomos në këtë periudhë kur virozat e stinës të detyrojnë të marrësh ilaçe. Shmangni kurimin ‘vetë’, duke marrë çdo lloj ilaçi.

Pini shumë- Ky është një nga sistemet efikase për të hequr toksinat e trupit nëpërmjet urinës dhe djersës.

Shembulli i një diete detox
Për mëngjes: Është mirë të hani shpejt mëngjesin dhe ka të bëjë me një lëng frutash e perimesh me një lugë të vogël mjaltë, dhe dy feta bukë integrale. Gjatë paradites pini dy filxhan çaj jeshil, dhe  një lëng të shtrydhur agrumesh.

Për drekë: Një supë perimesh, me rreth 300 gram perime, mundësisht të papërpunuara dhe të gatuara me pak lëng limoni.

Pasditja: Një tjetër lëng agrumesh dhe dy filxhan çaj jeshil, të ëmbëlsuar me një lugë mjaltë. Dhe para darkës një tjetër lëng frutash si ai i mëngjesit.

Për darkë: Një tjetër sasi prej 300  gram perimesh të zjera apo të papërpunuara, me pak vaj ekstra të virgjër, lëng limoni, kripë.

Share this post