Në 2019 Banka e Shqipërisë do të hedhë në treg kartëmonedhat e reja

Në 2019 Banka e Shqipërisë do të hedhë në treg kartëmonedhat e reja

Nga fillimi i vitit 2019, Banka e Shqipërisë do të fusë në qarkullim seri të reja të kartëmonedhave me kurs ligjor 200 lekë dhe 5 mijë lekë, të cilat do të kenë elementë të rinj sigurie dhe përmirësime grafike.

Këshilli Mbikqyrës i Bankës miratoi vizatimet e përmirësuara të kartëmonedhave që janë aktualisht në qarkullim. Seria e re do të ruajë të njëjtën tematikë si ajo aktuale, por do të vijë tek publiku e përmirësuar si në pikëpamjen vizuale, ashtu edhe në atë të elementeve të sigurisë.

Banka e Shqipërisë është emetuesja e vetme e monedhës kombëtare në vend. Si e tillë, ajo kujdeset vazhdimisht që struktura dhe cilësia e parasë në qarkullim të plotësojë në mënyrë dinamike nevojat e tregut, duke u përshtatur me evoluimin e fuqisë blerëse dhe teknologjisë së qarkullimit.

Share this post