Ironizon Strazimiri: Mbroni Metën si të penduar

Ironizon Strazimiri: Mbroni Metën si të penduar

Pasi Ilir Meta deklaroi nga selia e LSI-së, se nuk do të dekretojë një qeveri që del nga zgjedhje ku është cënuar vota e lirë, kanë nisur ironitë në kampin e demokratëve.

Deputeti demokrat Gent Strazimiri, në një status në rrjetin social facebook, shkruan:

“Thirrje prokurorisë së republikës! Merrni në mbrojtje në cilësinë e “të penduarit”, bashkëpunëtorin e drejtësisë Ilir Meta. Arrestoni personat ish-bashkëpunëtorë të tij, për të cilët dëshmon!!! Çlironi shtetin nga krimi!”, shkruan Strazimiri në “Facebook”.

 

Share this post