Financial Times: Nëse zgjedhjet shkojnë mirë, Shqipëria mund t’i bashkohet BE-së brenda vitit 2022. Meta pengoi Ramën dhe reformën në drejtësi

Financial Times: Nëse zgjedhjet shkojnë mirë, Shqipëria mund t’i bashkohet BE-së brenda vitit 2022. Meta pengoi Ramën dhe reformën në drejtësi

Gazeta prestigjioze Financial Times, ka përgatitur një reportazh për Shqipërinë përpara zgjedhjeve të 25 qershorit.
Gazetarja Kerin Hope shkruan se zgjedhjet zhvillohen ndërkohë që ndërkombëtarët janë të shqetësuar për destabilitetin politik në Ballkan.
Sipas saj, dy çështjet kryesore në Shqipëri janë reforma në drejtësi dhe problemi i dë drejtave të pronave.
Ajo vijon më tej, duke thënë se nëse zgjedhjet shkojnë mirë, Shqipëria ka shanse që të bëhet pjesë e Bashkimit Europian brenda vitit 2022.
Hope ndërkohë përmend edhe problematikat e qeverisjes së shkuar dhe marrëdhënien e vështirë Rama-Meta.
“Edi Rama shpreson të rikthehet në detyrë si kryeministër dhe ka premtuar se do ketë më shumë progres në shkarkimin e gjyqtarëve të korruptuar dhe përmirësimin e të drejtave të pronës.
Nëse vëzhguesit ndërkombëtarë gjykojnë se zgjedhjet ishin pa probleme, kjo do shtojë shanset e Tiranës për të nisur negociatat e pranimit në fund të këtij viti dhe t’i bashkohet BE-së në vitin 2022.
Një zyrtar perëndimor tha se anëtarësimi në BE shihet një rezultat i pashmangshëm nga liderët politikë shqiptarë, por nuk ka një sens urgjence për të arritur atje.
Në administratën që po largohet, zoti Rama ka qeverisur në partneritet problematik me LSI-në e udhëhequr nga Ilir Meta, një ish-kryeministër që tani është bërë president.
Me një mandat më të fortë, Rama do të përballet me më pak shtrëngime në mandatin e tij të dytë.
Partia e zotit Meta mbante portofolin e drejtësisë, që mbikqyr çështjet e pronësisë dhe gjyqësorin, por tregoi ngurrim për të mbështetur reformat.
Rama ka refuzuar të diskutojë për koalicionin e ri përpara votimeve”, thuhet në shkrimin e gazetës së njohur.

Share this post