Raporti/ Deputetët e Kuvendit të Shqipërisë kanë abuzuar me udhëtimet jashtë vendit

Raporti/ Deputetët e Kuvendit të Shqipërisë kanë abuzuar me udhëtimet jashtë vendit

Deputetët e Parlamentit Shqiptar kanë abuzuar me paratë e taksapaguesve sa i takon shpenzimeve për udhëtime jashtë vendit. Deputetët, në shumë raste, janë nisur më herët për të marrë pjesë në konferenca të ndryshme, duke u argëtuar me parë publike.
Gjithashtu, deputetët kanë ndryshuar itinerarin e udhëtimit, duke prerë bileta të reja, po me paratë publike. Në raste të tjera, paratë janë shpenzuar, por udhëtimet nuk vërtetohen që janë kryer.

Ky është konstatimi i raportit të Kontrollit të Lartë të Shtetit, mbi auditimin e rregullueshmërisë financiare në Kuvendin e Shqipërisë, për vitet 2014, 2015 dhe 2106. Sipas raportit të auditimit, i cili ka përfunduar në 18 shkurt të 2017, anëtarët e delegacioneve të Parlamenti Shqiptar, në disa raste, kanë udhëtuar jashtë vendit para datës së nisjes së parashikuar në itinerarin e udhëtimit, me shpenzime të taksapaguesve.

Po ashtu, deputetët, kanë ndryshuar edhe itinerarin e udhëtimit, duke u kthyer më herët në Shqipëri, apo duke prerë bileta të reja me paratë publike. Ndryshimin e itinerarit deputetë e kanë justifikuar me arsye madhore shëndetësore në familje, por pas kësaj manovre ka dyshime se fshihet përdorimi i parave publike për t’u argëtuar dhe për të përdorur mjete të tjera udhëtimi.

Kontrolli i Lartë i Shtetit konstaton se në disa raste nuk vërtetohet me dokumentacion nëse udhëtuesi ka udhëtuar apo jo në destinacionin e përcaktuar, pasi mungon konfirmimi përkatës, duke hedhur dyshime të forta për udhëtime të rreme, ku paratë janë përvetësuar apo janë përdorur për destinacione të tjera, për arsye personale.
Kujtojmë se deputetët e Kuvendit të Shqipërisë dhe stafi i këtij institucioni kanë shpenzuar 640 milionë lekë të vjetëra gjatë vitit të shkuar për udhëtime jashtë shtetit, bileta avioni, hotele dhe dieta. Shifra është bërë e ditur përmes një raporti financiar të vetë Kuvendit të Shqipërisë.

 

Share this post