Salah bëhet blerja më e shtrenjtë në historinë e Liverpool

Salah bëhet blerja më e shtrenjtë në historinë e Liverpool

 

Liverpool ka kompletuar blerjen e Mohamed Salah për 40 milionë euro nga Roma. Lajmi është zyrtarizuar nga të dy klubet, në momentin që futbollisti nga Egjipti kaloi me sukses vizitat mjekësore dhe firmosi për pesë vitet e ardhshme me skuadrën e Jurgen Klopp. 25-vjeçari ishte objektivi kryesor i trajneri gjerman.

“Do të jap 100% për këtë klub të lavdishëm që tani mund të fitojë gjithçka,” – tha futbollisti që do të marrë 100 mijë euro në javë.

“Të gjithë në klub, nga trajneri te tifozët dhe shokët e mi do të shohin se unë do të jap gjithmonë 100% për Liverpool”

Në këtë mënyrë, pas rikthimit në Champions League, Liverpool vuri rekordin e klubit duke bërë blerjen më të shtrenjtë në “Anfield Road”, sepse 38 milionë euro ishin shpenzuar për Andy Carrol në vitin 2011 dhe për Saido Mane në vitin 2016.

Liverpool ishte interesuar për blerjen e Salah edhe në vitin 2014, por ai la Bazelin për të shkuar te Chelsea, ku pas disa muajsh në stol u huazua në Serie A dhe la përshtypje shumë të mira me Fiorentina dhe Roma.

Në sezonin e kaluar me Roma, Salah shënoi 19 gola dhe dha 12 asiste në 41 ndeshje. Ai do të mbajë fanellën me numër 11, ndërsa Firmino do të marrë numrin 9. Salah bëhet blerja e dytë e Liverpool në merkaton e verës, pas Dominic Solanke i ardhur nga Chelsea. Dy objektivat e tjerë janë një qendërmbrojtës: Van Dijk i Southampton dhe mesfushori i RB Leipzig, Naby Keita.

Share this post