Holandezët fitojnë koncesionin e incernatorit në Tiranë, ofruan 128 milionë euro

Holandezët fitojnë koncesionin e incernatorit në Tiranë, ofruan 128 milionë euro

Një  kompani me zyra në Amsterdam të Hollandës është fituesja e koncesionit të ndërtimit të landfillit incernatorit dhe rehabilitimit të vendepozitimeve në Tiranë.

Ministria e Mjedisit që ishte edhe autoriteti kontraktor për këtë procedurë koncesioni njoftoi se Integrated Energy B.V ofroi 128 milionë euro duke u shpallur edhe oferta e vlefshme në këtë procedurë.

Nga ana tjetër mësohet se kjo kompani ishte vetmja në garë që paraqiti një ofertë.

Procedura e koncesionit u shpall pak para zgjedhjeve ndërkohë që ofertat u paraqitën në datë 12 qershor 2017 dhe përgjatë disa muajve u morën në analizë dokumentat tekniko-ligjorë të kompanisë.

Njoftimi  për fituesin e koncesionit

Për: Shoqëria “Integrated Energy B.V.”me adresë Hoogoorddreef 15 1101 BA Amsterdam, The

Netherlands

Procedura e koncesionit/partneritetin publik privat

Përshkrim i shkurtër i kontratës: “Dhënia Me Koncesion E Ndërtimit Të Landfillit, Inceneratorit Dhe Rehabilitimi I Venddepozitimeve Ekzistuese Tiranë” dhe kohëzgjatja e kontratës 30 vjet

Njoftojme se, kane qene pjesemarres ne procedure keta ofertues me vlerat perkatese te ofruara:

  1. Shoqëria “Integrated Energy B.V.”Vlera 128 248 330 (njëqind e njëzetë e tetë milion e dyqind e dyzetë e tetë mijë e treqind e tridhjetë) Euro pa T.V.Sh, ose 17 139 106 821 (shtatëmbëdhjetë milliard e njëqind e tridhjetë e nëntë milion e njëqind e gjashtë mijë e tetëqind e njëzetë e një) lekë pa T.V.Sh

 

Ministria e Mjedisit lajmëron Shoqëria “Integrated Energy B.V.” adresa Hoogoorddreef 15 1101 BA Amsterdam, The Netherlands se oferta e paraqitur më datë 12.06.2017 për marrjen me koncesion te “Dhënia Me Koncesion E Ndërtimit Të Landfillit, Inceneratorit dhe Rehabilitimi I Venddepozitimeve Ekzistuese Tiranë” është pranuar.

Afati i negocimit te Kontrates tuaj do te jete 30 dite. monitor.al

 

Share this post