Udhëtime të leverdishme, destinacionet më ekonomike dhe kur të prenotoni…

Udhëtime të leverdishme, destinacionet më ekonomike dhe kur të prenotoni…
Të udhëtosh është bukur, por shpesh është edhe e kushtueshme. Për ata që ëndërrojnë disa ditë pushime, lajmi i mirë është se, nëse prenotojmë destinacionet e duhura dhe mbi të gjitha nëse e bëjnë në periudhën e duhur, mund të kursejnë deri në 83 për qind, duke udhëtuar jo vetëm në Europë, por edhe nëpër botë. Duke prenotuar një apo dy muaj më parë, si hotelin si fluturimin, mund të gjeni oferta vërtet ekonomike.

Por cilat janë destinacionet më të mira për një udhëtim ekonomik? Ndër qytetet që mund t’i vizitoni me kosto (thuajse) zero është Budapesti, ku duke prenotuar të paktën një muaj përpara mund të kurseni 70 për qind. Më pas vjen Lisbona, ku është e nevojshme ta planifikoni udhëtimin tre muaj më parë, për të kursyer deri në 67 për qind.

Nëse keni dëshirë të udhëtoni nëpër botë, këshilla e ekspertëve është që të nisni të kërkoni fluturimin të paktën tre muaj para nisjes, veçanërisht nëse doni të vizitoni Nju Jorkun, Majamin apo Manilën. Nëse dëshironi të shkoni në Dubai apo Male, është e nevojshme të programoni udhëtimin tuaj shumë kohë më parë, të paktën 9 muaj, që të mund të kurseni ndjeshëm. Nëse doni të shkoni në Los Anxhelos, ju duhet të prenotoni 7 muaj më parë (si hotelin edhe fluturimin), kështu që mund të kurseni 60 për qind të kostove.

Sipas disa analizave në kërkim të ofertave më të mira është e rëndësishme të vlerësoni edhe ditët gjatë të cilave do të udhëtoni. Për të kursyer, ditët më të favorshme janë ato në mes të javës, nisja të martën dhe kthimi të enjten.

Nëse dëshironi të udhëtoni në fundjavë, destinacionet më të mira janë Luqa dhe Marrakesh, dy qytete ekzotike dhe të pasura me histori. Kombinimi më i mirë për Luqan parashikon nisjen të shtunën dhe kthimin të hënën, ndërsa për Marrakeshin këshillohet nisja të premten dhe kthimi të hënën, gjithnjë duke prenotuar 3 muaj para nisjes.

Burimi: si viaggia.it

 

Share this post