Rama: Ja përse Saimir Tahiri u la jashtë kabinetit qeveritar dhe arsyet e shkrirjes së Ministrisë së Integrimit

Rama: Ja përse Saimir Tahiri u la jashtë kabinetit qeveritar dhe arsyet e shkrirjes së Ministrisë së Integrimit

Në një bashkëbisedim me gazetarët në Llogoraja, kryeministri Edi Rama ka folur për herë të parë në lidhje me qeverinë e re. Pyetur se pse u la jashtë kabinetit të ri qeveritar Saimir Tahiri, i çmuar prej Ramës për suksesin e arritur në detyrën e tij, por edhe në Tiranë gjatë fushatës zgjedhore, ka dhënë këtë përgjigje:

“Ne kemi nevojë shumë të madhe, ka shumë nevojë qeveria për një grup jo thjesht të fortë në Kuvend, por kemi shumë nevojë edhe në parti duhet të kemi disa kapacitete shumë te mira që të vazhdojnë punën. Unë besoj shumë që e gjitha është si puna e një trupi të tërë”- tha ai.

Kryemnistri ka zbuluar gjithashtu edhe arsyet e shkrirjes së Ministrisë së Integrimit, duke marrë si shembull Hungarinë, e cila nuk ka pasur kurrë një ministri Integrimi, por sot është në BE.

“Është si puna e një trupi, më shumë peshë dhe mbipeshë nuk është se bëhet më shumë lëvizje dhe më shumë aktivitet. Ne kemi të gjitha mundësitë për më shumë. Në këtë rast do të spostojmë të gjithë pjesën e problematikave të integrimit që kanë të bëjnë përgatitjen e negociatave te ministria e Jashtme. Është një praktikë që e kanë disa vende, Hungaria nuk ka pasur asnjëherë ministri Integrimi dhe është në BE. Kroatët e patën dhe e kaluan te e Jashtmja. Kur hapen negociatat vendoset një kryenegociator. Nuk është e nevojshme që të kesh një burokraci aq të madhe në vete, nuk është e domosdoshme, është një kalim te ministria e Jashtme. Tani duhet të kemi një ekip në nivelin e zv/ ministrave, pasi deri tani është bërë praktikë që të jenë indulgjenca, pozicion për të shprehur respekt, mirënjohje. Do të ketë një zv/ ministër që do të merret ekskluzivisht me Integrimin”.

 

 

 

Share this post