30 mln shikime në 24 orë, thyhet rekordi i “Hello”

30 mln shikime në 24 orë, thyhet rekordi i “Hello”

Projekti më i ri muzikor i Taylor Swift, “Look What You Made Me Do” ka thyer rekordin e shikueshmërisë së hitit “Hello” të Adele.

Këngëtarja 27-vjeçare, e cila po përgatit albumin e saj të ri më titull “Reputation”, ditën e diel ka publikuar këngën e parë të këtij albumi, e cila vetëm 24 orët e para ka grumbulluar 30 milionë shikime duke ja rrëmbyer vendin këngës së Adele “Hello”, e cila asokohe kishte 28 milionë shikime.

Adele ka qenë në krye të këtij klasifikimi në “Youtube” që në vitin 2015 kur “Hello” është publikuar. Tashmë radha i takon Taylor Swift, kënga e së cilës është në vend të parë edhe në ‘trending’.

Share this post