Spanjë/ Festivali “La Tomatina”, gati 160 tonë domate

Spanjë/ Festivali “La Tomatina”, gati 160 tonë domate

Rreth 160 tonë domate u ngarkuan të martën në 6 kamionë që iu drejtuan Bunolit, ku sot do të mbahet beteja e përvitshme me domate.

Festivali “La Tomatina” është një luftë e vërtetë me domate, që mbahet në qytezën e vogël, pak kilometra larg Valencias. Edhe pse Bunoli ka relativisht një popullatë të vogël, më shumë se 22 mijë vetë vijnë për të marrë pjesë në festival, në atë që konsiderohet si beteja më e famshme në botë.
Revelling in the messy fun
“Gjatë asaj ore mund të çlirosh të gjithë adrenalinën tënde dhe stresin e akumuluar gjatë vitit. Disa persona largohen pas vetëm 20 minutash, pasi ndiejnë menjëherë çlirim. Gjatë një orë, njerëzit lënë të lira ndjenjat e tyre”, tha Pedro Valles, banor.
There’s always time for a selfie with a tomato-proof phone
Pavarësisht sulmeve në Barcelonë në mesin e gushtit, sipas policisë lokale, masat e sigurisë do të jenë të njëjta si një vit më parë. Në orën 11:00, një e shtënë pistolete sinjalizon fillimin e “La Tomatina”-s dhe gjatë orës në vijim, 6 kamionë të mbushur me domate ecin përgjatë rrugës qendrore të Bunolit, duke ofruar “municione” për të gjithë.

Rreth 160 mijë kg domate do të ndahen mes 22 mijë vizitorëve, duke i dhënë pak a shumë 70 domate çdo pjesëmarrësi.

Playing ketchup: sliding along the ground is a popular activity

Share this post