Studimi i Diasporës shqiptare në Gjermani, në botë jetojnë 30-40 milionë shqiptarë

Studimi i Diasporës shqiptare në Gjermani, në botë jetojnë 30-40 milionë shqiptarë
Sipas nje hulumtimi të diasporës shqiptare në Gjermani rezulton se në të gjithë botën numri i shqiptarëve është nga 30 deri ne 40 milionë.

Ish-Presidenti Bujar Nishani në një intervistë së fundi ka dhënë shifra të jashtëzakonshme për numrin e shqiptarëve nëpër botë.

Nishani ka treguar se deri më tani autoritetet e Shqipërisë nuk kanë ndonjë statistikë zyrtare për shqiptarët që jetojnë nëpër botë. Por, nga një takim me disa përfaqësues të diasporës shqiptare në Gjermani, të cilët kishin kryer një studim shumë serioz sipas të cilit numri i shiptarëve nëpër botë ishte rreth 30-40 milionë.

“Filimisht të duket nje shifër e pabesueshme , por nëse shihje studimet dhe hulumtimet që kishin bërë ata, statiskat e tyre kishin argumente të bollshme, se shqiptarët me gjenerata, e gjenerata kanë 30-40 milionë në botë”, thotë ish -Presidenti Nishani në intervistën për Express.

Ai thoksoi se ka ardhur koha që Shqipëria sa më parë duhet bërë një ministri për diasporën dhe të punojë me një platformë të qartë.

Kjo dëshirë e ish-Presidentit Nishani duket që është formësuar sepse ne qeverine “Rama 2 ” tashmë ka një ministri për Diasporën Shqiptare.

Burimi :Redaksia online zëripopullit.al

Share this post