Kryemadhi thumbon Ramën: Qeveri e vogël, me korrupsion të madh

Kryemadhi thumbon Ramën: Qeveri e vogël, me korrupsion të madh

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, është takuar sot tek zona e Fushës së Aviacionit, për të festuar për 13-vjetorin e themelimit të partisë.

Gjatë fjalës së saj, Kryemadhi nuk la pa ironizuar dhe qeverinë Rama 2. Ajo tha se qeveria e vogël do ketë korrupsion të madh dhe ‘u betua’ për luftë frontale.

“LSI u krijua si një forcë e re politike që solli ndryshime në jetën politike shqiptare jo vetëm në politikë por dhe rini sepse në thelb kishte rininë. Sot e kujtojmë këtë ditë themelimi me dashuri të madhe dhe përgjegjësi sociale ndryshe nga festat e zakonshme. Në këto 13 vite LSI u rrit si forcë politike, në të mirat e saj, sfidat e sakrificat që kaloi gjatë kësaj kohe. Jemi rritur e forcuar më shumë.

Zgjedhjet e 25 qershorit edhe pse të deformuara, 225 mijë e 73 votuesit votuesit kanë qenë heronj që edhe përballë presionit dhe policisë së kriminalizuar i besuan LSI-së. Përgjegjësia sociale ka qenë motoja e LSI-së që në themelimin e saj. Grupi parlamentar do të jetë shumë aktiv, me nisma jo vetëm në shërbim të qytetarëve por do t’i shërbejë edhe qeverisë. Kemi një qeveri të vogël por jemi të bindur që do jetë me korrupsion të madh. Lufta e LSI-së do jetë frontale për të adresuar dhe zgjidhur problemet”, deklaroi Kryemadhi.

Share this post