Berisha shan publikisht Bashën, shpërthen ish-kryeministri

Berisha shan publikisht Bashën, shpërthen ish-kryeministri

Duket se debati i ashër brenda grupit parlamentar të PD-së vijon të krijojë përçarje mes kryedemokratit Lulzim Basha  dhe ish-kryeministrit Sali Berisha.

Si rrallë herë, Berisha, ka sulmuar ashpër dhe hapur Luzim Bashën. Berisha do të jetë sot i ftuar në emisionin “Fakt” të gazetarit Çim Peka.

Ka qenë vetë Peka që ka zbardhur një pjesë të intervistës të regjistruar me Berishën.

Berisha ka kritikuar ashpër listën e deputetëve të PD,  prodhuar  nga Basha, si dhe i quan këshilltarët e Bashës mizerabël.

“Këshilltarët e Lulzim Bashës jane mizerabël. Ajo nuk ishte lista e PD, por lista Basha. Disa përjashtime janë të papranueshme.

Une s’do e bëja kurre ate liste.

Por ne ka nje njeri qe e di se une besoja se Lulzim Basha fitonte edhe me kete liste, ai eshte Cim Peka.

Raportimet e mediave per ato qe ndodhen ne grupin parlamentar ishin korrekt,” janë disa prej deklaratave të Berishës.

Share this post