Ditëlindja e 19-të e Google/ Motori i kërkimit feston përvjetorin me ‘surpriza’ nga historia e tij

Ditëlindja e 19-të e Google/ Motori i kërkimit feston përvjetorin me ‘surpriza’ nga historia e tij

Gjigandi i kërkimit Google feston sot ditëlindjen e tij 19-të.

Me këtë rast kompania ka vendosur ne faqen e saj të parë një animacion të ri, dhe nesë klikohet mbi të shfaqen 19 surprizat të ndryshme.
Kjo mund të përfshijë një animacion të veçantë ose një lojë interaktive të shumë endërruar.

 

Secili përfaqëson një vit të historisë së kompanisë.

 

Ditëlindja e Google festohet zyrtarisht më 27 Shtator.

Në verën e vitit 1995, themeluesit e Google, Larry Page dhe Sergey Brin u takuan për herë të parë në Standrod.

Larry Page ishte student i vitit të parë në Standford, ndërsa Sergey Brin një vit më i madh. Brin dhe Page nuk u bënë menjëherë miq. Të dy mendonin për ‘tjetrin’ se ishte i padurueshëm. Më vonë ata filluan një projekt të përbashkët për ndërtimin e një platforme kërkimi.

Larry Page and Sergey Brin

Në Janar të 1996, themeluesit e Google filluan të punonin mbi një platformë tjetër kërkimi që e quajtën BackRub. Larry Page e filloi projektin në mbrojtje të temës së tij të doktoraturës. Ideja ishte e ngjashme me atë që përdor Google sot, ku kërkimi për një fjalë do të shfaqte rezultatet (atëherë informacione akademike), që kishin lidhje me të.

Larry Page punoi mbi platformën e tij të kërkimit BackRub për ta bërë atë një mjet të vërtetë kërkimi në rrjetin e World Wide Web. Ajo do të realizonte kërkimin dhe do të shfaqte rezultatet të renditura për nga rëndësia. Platforma u emërua më vonë Google dhe algoritmi i saj u quajt PageRank.

Page dhe Brin e lanë pastaj shkollën dhe provuan lançimin e Google si një startup.

Domaini i www.google.com u regjistruar në vitin 1997, por Google u hap zyrtarisht në Shtator të 1998, e cila shënohet edhe si ditëlindja e tij.

Gjiganti i kërkimit aktualisht ka 4.6 miliardë përdorues në 160 vende – të cilët kërkojnë gjëra në 123 gjuhë të ndryshme.

Gjatë 19 viteve të fundit Google është rritur për t’u bërë një nga kompanitë më të mëdha të teknologjisë në botë, duke e shtrirë aktivitetin e saj përtej shfaqes së rezultateve të kërkimit.

Pershtati nga Mirror: redaksia online zeripopullit.al

 

Share this post