Turpi i parlamentit të mbrëmshëm dhe një thirrje për portalistët kudo që ndodhen

Turpi i parlamentit të mbrëmshëm dhe një thirrje për portalistët kudo që ndodhen

Nga Mira Kazhani/

 Portalistë mblidhuni e bëjmë opozitë, se ndërkohë që Lulzim Basha me opozitën tij merret ende me breshkat e Edi Ramës në bashki, dje u lanë shumë pyetje pa bërë. Një seancë parlamentare e turpshme me replika që s’i hynë askujt në xhep. Breshkat, maxhordomët, takat e Joridës, tavani i diskotekës, etj. Thashetheme lagjeje…

Më ndodh shpesh që në makinë të dëgjoj BBC Radio dhe aty ka kronika nga politika dhe debatet në parlamentin britanik. Ata bërtasin, përplasin duart dhe thua do vriten kur të dalin. Zihen seriozisht por gjithmonë për çështje që i interesojnë qytetarëve. Nuk presim të jemi ata që krijuan ligjin dhe të drejtat e njeriut. Një komb që funksionon pa Kushtetutë të shkruar. Në fakt edhe ne pa Kushtetutë funksionojmë por për keq, sidomos për të keqen e qytetarit.
Bëj pjesë tek ata shqiptarë që kanë zgjedhur të mbështesin në një mandat të dytë Edi Ramën dhe skuadrën e tij. Por kjo në asnjë çast nuk nënkupton që kryeministri tani duhet lënë i qetë e të jetojë si mbret.

Në kushtet e një opozite premature, e vjetër në fjalime si Tritan Shehu dje që të kallte datën duke thënë për 15 minuta as më shumë e as më pak të njëjtën fjali, në 100 fjali të ndryshme.
Të shohim të vërtetën në sy, s’kemi pse kemi frikë nga e vërteta, se duhet kurajo të dashur kolegë të shohim të vërtetën, se s’ka asgjë të keqe ta shohim të vërtetën…kulmi. Mbrëmja u mbyll me thashetheme Myslym Shyri tek tregu perimeve.
Nëse do kishte opozitë pyetje dhe llogari kë për çfarë i kërkon sot Kryeministrit Rama:

1- A ka një kosto se sa shkon bashkimi i ministrive?

2-Sa kohë merr dhe sa humbim me këto zhvendosjet?

3-Cili është përfitimi?

4-Pse duhen emëruar zëvendës ministrat në asamble?

5- Kot për show? Apo po pyet partinë medemek?

6-Këta krerët e agjencive mbi ç’baza emërohen e si zgjidhen?

7-A është kusht të kenë punuar një herë më Edi Ramën? Apo të raportojnë ministrat tek Rama?

8- Zëvendës ministrat që do emërohen me po aq show sa ministrat e shkretë pse duhet të zgjidhen të gjitha nga kryeministri?

9- Edhe ata të njëjtën punë do bëjnë? Raportim?

10- Rama që mendon se do i bëjë të gjitha vetë a e di se çfarë do në të vërtet?
Shqiptarët me zemër të dobët

Kaq për sot! Opozita vazhdon me pyetje dhe investigime në tiranapost.al.

Share this post