Epidemia e qëllimeve të mira. Në politikë prodhojnë gjithmonë rezultate të këqia

Epidemia e qëllimeve të mira. Në politikë prodhojnë gjithmonë rezultate të këqia

Shihet edhe nga standarti i dyfishtë me të cilin gjykojmë totalitarizmat. “Ndërkohë që fashistët dënohen me të drejtë në shkolla, në gazeta dhe media sociale si të këqinj, komunistët kanë një trajtim shumë më të mirë, pavarësisht se vrasin më shumë njerëz. ‘Pavarësisht gjithë defekteve të tij, revolucioni komunist u mësoi grave kineze që të ëndërrojnë gjëra të mëdha’, thuhej muajin e kaluar në një titull të Nju Jork Tajms. ‘Pavarësisht gjithë defekteve të saj, Gjermania naziste na dha Volksvagen dhe BMV’, përgjigjej një përdorues në Tuiter. Imagjinoni sikur dikush të thotë për Musolinin dhe Frankon, atë që John McDonnell dhe Jeremy Corbyn kanë thënë për Fidel Castron dhe Hugo Chavezin. Arsyeja e këtij standarti të dyfishtë janë qëllimet e mira të diktatorëve komunistë: ndryshe nga nazistët, komunistët të paktën donin të ndërtonin një parajsë për punëtorët; vetëm se gabuan. Në mënyrë të përsëritur”.

Ridley merr si shembull fjalët e erës: “Ngrihen në 300 këmbë, duke sinjalizuar virtytet e tyre, si shenja të devotshmërisë sonë ndaj Gaias. Marëveshja për klimën e Parisit është sinjalizimi më i madh i virtytit, që nëse do të vihej në zbatim, do të kishte bërë dallimin në temperaturën e atmosferës në vitin 2100. Por rëndësi ka mendimi. Donald Trumpit thjesht nuk i bëhet vonë. Një politikan që ka refuzuar gjithmonë të qëndrojë në lojën e qëllimeve është Nigel Lauson. Në vend që të pushojë mbi të ardhurat e karrierës së tij politike, ia ka dedikuar pensionin ekspozimit të hendekut mes retorikës dhe realitetit në dy lëvizje të mëdha: integrimi evropian dhe ndryshimi i klimës. Në librin e tij “Një apel për arsyen”, Lauson ka nënvizuar se, sipas parashikimeve zyrtare të OKB, me ndryshimet klimatike të pakontrolluara, njeriu mesatar do të jetë mesatarisht 8.5 herë më i pasur në 2100 se sa sot, në vend se 9.5 herë, që do të ishte nëse do të frenohej ngrohja globale. Dhe për të arritur këtë objektiv, duhet të ndëshkojmë të varfërit e sotëm me politika të dhimbshme?

Kjo nuk është “të marrësh vendime të vështira”, kjo është recetë kemioterapie për një të ftohur. E vërteta është se Lord Lauson, unë dhe të tjerë si ne kemi humbur deri tani sa i përket ndryshimeve klimatike, tërësisht mbi bazën e qëllimeve. Të jesh kundër ngrohjes globale është një mënyrë për të thënë se të intereson e ardhmja”.

Share this post