Bashkia e Tiranës prezanton autobusët elektrikë

Bashkia e Tiranës prezanton autobusët elektrikë

Bashkia e Tiranës ka prezantuar këtë të enjte autobusët e parë elektrikë që do të veprojnë në rrugët e kryeqytetit.

Në fjalën e tij në këtë event, kryebashkiaku Erion Veliaj ka deklaruar se bëhet fjalë për një nismë të rëndësishme, e realizuar njëkohësisht me bashkitë e vendeve perëndimore.

“Ky është një tjetër modernizim për Tiranën, ndaj le ta lehtësojmë këtë sipërmarrje. Ajo që po bëjmë sot në Tiranë disa ditë më parë është bërë në Paris”, ka deklaruar Veliaj.

Ai ka shtuar se bashkia sapo ka liçencuar kompaninë e parë të makinave elektrike, të cilat sipas tij do të ndikojnë në uljen e ndotjes.

I pranishëm në këtë prezantim, ministri i Energjitikës, Damian Gjiknuri ka deklaruar se përdorimi i autobusëve elektrikë do të adresojë një sërë çështjesh, që nga lehtësimi i trafikut e deri tek ulja e ndotjes.

Top Channel

 

Share this post