Marsiani “i rilindur” në Tokë: Marsianët me Tokën i lidh qytetërimi i lashtë egjiptian

Marsiani “i rilindur” në Tokë: Marsianët me Tokën i lidh qytetërimi i lashtë egjiptian
Në moshën 2-vjeçare habiti mjekët dhe prindërit e tij me aftësinë për të shkruar, lexuar dhe vizatuar më mirë se një i rritur.
E sot, 18 vite më vonë Boriska Kipriyanovich rikthehet në qendër të vëmendjes, jo vetëm në Rusi, për njohuritë e thella që ka për hapësirën dhe një pretendim të pazakontë.
20-vjeçari thotë se ka lindur fillimisht në planetin Mars në ditët e fundit të jetës së këtij planeti, që sipas Boriskas u shua nga një luftë shkatërrimtare dhe më pas ka rilindur në…Volgograd të Rusisë.
Boriska mundohet të përshkruajë jetën “e parë” të tij. Ai thotë se qytetërimi atje u shkatërrua nga një luftë nukleare, megjithatë shton se nuk është shuar plotësisht.
“Marsianët janë mbi dy metra. Disa jetojnë ende atje, por nën sipërfaqen e planetit dhe organizmi i tyre nuk ka nevojë për oksigjen, por për dioksid karboni”, thotë i riu.
Jo vetëm kaq, Boriska thotë se ata janë të pavdekshëm.
“Rriten deri në moshën 35-vjeçare dhe më pas gjithçka ndalon për ta. Nuk plaken”, vijon ai.

Me Tokën, marsianët i lidh qytetërimi i lashtë egjiptian.“Kanë patur një lidhje të fortë dhe Toka do të ndryshojë dramatikisht kur të zbulohen sekretet e monumentit të Sfinksit në Giza”, thotë ai, duke shtuar se mekanizmi që zbulon këto sekrete ndodhet “pas veshit të monumentit”.

Share this post