AFP/ – Të shtëna me armë u regjistruan sot në një lice në Grasse (juglindje të Francës) duke shkaktuar disa të plagosur, bënë të ditur burime pranë hetimit.
Një person është ndaluar dhe një tjetër është arratisur, pas të shtënave me armë që ndodhen sot në një lice të Grasse (Alpes-Maritimes), gjatë të cilit mbeten disa persona të plagosur, sipas burimeve te policisë.
Sipas autoriteteve zyrtare të Grasse “,dy nxënës qëlluan mbi drejtorin e këtij liceu”, “njëri nga nxënësit u kap dhe tjetri është arratisur.”
Redaksia Online
/zeripopullit.al