Kryetari i Kuvendit Ilir Meta reagon per situatën e jashtëzakonshme që u përball sot shteti i Maqedonisë. Në një komunikatë për median Meta apeloi për ndalimin e dhunës.
“Stabiliteti i Maqedonise kyç për Ballkanin. Urtësia dhe dialogu janë vendimtare në këto momente tepër kritike.”-, shprehet Meta
Reagimi i kryetarit të kuvendit ka ardhur pas ngjarjes së ndodhur pasditen e sotme në Maqedoni, ku protestues, mbështetës të Gruevskit kanë hyrë në mënyrë të dhunshme në kuvend, duke u përleshur me deputë.
Sot në maqedoni është shënuar një ngjarje historike pasi për herë të parë kryetar kuvendi është zgjedhur një shqiptar.