Një ditë më parë, tre zëra të rëndësishëm në Partinë Demokratike, Majlinda Bregu, Jozefina Topalli dhe Eduard Selami, kanë dalë publikisht kundër bojkotit të zgjedhjeve nga ana e PD-së.
Por ky qendrim, ka ardhur pas përplasjeve të forta me Bashën.
Jozefina Topalli raportohet se është përplasur ashpër me Bashën në zyrën e këtij të fundit.
Ajo e ka kritikuar për rrugën në të cilën e ka future PD-në dhe është larguar e revoltuar nga zyra e tij, duke përplaasur grushtin në tryezë.
Ndërkohë, një ditë pas qendrimit të tyre, kritikët e Bashës kanë arritur fitoren e parë.
Lulzim Basha ka njoftuar se më në fund, pasditen e sotme, rreth orës 18:00, do të mbledhë grupin parlamentar.
Basha ndërkohë, pritet të përballet edhe me një qendrim të fortë të ndërkombëtarëve, veçanërisht nga Partitë Popullore Europiane, ku bën pjesë edhe PD.
PPE mund të kontaktojë direkt edhe me deputetët e PD-së, të cilët janë shmangur deri më tani nga ana e Bashës.