A i bëhet vonë vërtetë Europës, për Ballkanin Perëndimor?
Dimitar Bechev
Qendra për Studime Europiane në Universitetin e Harvardit
Bashkimi Europian është vërtetë i shqetësuar për Ballkanin Perëndimor. Kjo ka të bëjë me gjeografinë e rajonit, historinë e kohëve të fundit dhe nivelin e avancuar të integrimit me Bashkimin Europian. Ish-Jugosllavia është një nga vendet e pakta ku politikat e jashtme dhe të sigurisë të BE-së funksionojnë, ndonëse rezultatet shpesh nuk i përmbushin pritshmëritë.
Prandaj, pyetja nuk është nëse BE-së i bëhet vonë për Ballkanin Perëndimor, por sa i bëhet vonë. Për aq kohë sa Ballkani Perëndimor duket i qëndrueshëm, politikanët evropianë kanë mundësi të shohin çështjet më afër shtëpisë së tyre. Problemi është se stabiliteti duket ndryshe nga pikëvështrimi i rajonit. Mungesa e luftës u siguron një alibi liderëve të ndryshëm ballkanikë (“stabilitokratë”, mund t’i quajmë) për të kapur burimet dhe institucionet shtetërore dhe për të bërë të heshtin kritikët.
Ky është problemi kryesor në Maqedoni. BE mund dhe duhet të bëjë më shumë për të siguruar që të ketë një qeveri në Shkup, dhe që Presidenti Gjorge Ivanov të luajë sipas rregullave që përcakton kushtetuta. Megjithatë, është e dyshimtë nëse Brukseli ka “shkopin e artë” për çrrënjosjen e korrupsionit. Prandaj është detyrë e qytetarëve maqedonas, pavarësisht nga përkatësia e tyre etnike, që të bëjnë presion dhe të mbajnë përgjegjëse, cilëndo parti që është në qeveri. Kjo është mënyra e vetme për ta bërë BE-në “t’i bëhet vonë” në një kuptim më të sinqertë dhe për të siguruar që stabiliteti funksionon.