“Ka ende hapësirë për PD që të dialogojë, nuk e shoh 13 majin si ditën e përjashtimit të dialogut. Opozita pavarësisht dimensionit të protestave, ka demonstruar qasje paqësore. Së paku kjo është për tu vlerësuar pozitivisht. Shanset për dialog janë”, tha ai.
I pyetur nëse ka dijeni për një skenar të mundshëm që do t’i shtynte zgjedhjet deri në tetor, Vasili sqaron: “Nuk e njoh një skenar të tillë. Nga ana kushtetuese më duket jo realist, por nuk mendoj që është tabu nëse zgjedhjet zhvillohen disa javë më parë dhe disa javë më pas. Qëllimi ynë është të realizojmë zgjedhje me standarde në 2017”,- sqaroi kryetari i LSI-së.