Presidenti i Këshillit Europian, Donald Tusk, është konfirmuar edhe për një tjetër mandat, pavarësisht votës kundër nga vendlindja e tij, Polonia.
Lajmi është bërë i ditur në profilin “Twitter” të kryeministrit të Luksemburgut, Xavier Bettel.
“Habemus il ‘presidentum’. Paç fat Donald”, – ka shkruar Bettel. “Faleminderit që besuat tek unë dhe për mbështetjen që më dhatë. Më ka ndihmuar shumë”, – ka shkruar Tusk, në polonisht, duke shtuar: “Do të jap më të mirën time për ta përmirësuar Këshillin Europian”.
Bettel pastaj e uroi sërish Tusk, i cili merr mandatin e dytë edhe për dy vjet e gjysmë të tjera.