Dy dekada më parë islandezët ishin populli që abuzonte më shumë me drogën dhe alkoolin dhe shifrat ishin alarmante sidomos tek të rinjtë.
Në vitin 1992, 48 përqind e adoleshentëve islandezë ishin të varur nga hashashi dhe alkooli, ndërsa duhanpirësit e rregullit numëroheshin në 23 përqind.
Pikërisht në këtë vit, qeveria e atëhershme e vendit të vogël ishullor prezantoi një program, sa të kushtueshëm, aq edhe të lodhshëm.
Bëhej fjalë për një bashkëpunim mes prindërve, shkollave dhe autoriteteve për të zhvendosur adoleshentët nga rrugët drejt ambienteve të quajtura jashtëshkollore, ku ushtronin aktivitet sportiv.
Fushata ishte aq e gjerë sa brenda pak viteve frekuentimi i ambienteve jashtëshkollore u bë normative nga gjithë të rinjtë.
Sot rezultatet janë mahnitëse. Islandezët konsiderohen si populli më i shëndetshëm i Europës. Numri i adoleshentëve që konsumojnë alkool ka zbritur nga 48 përqind në 5 përqind, i atyre që konsumdojnë hashash nga 17 në 7 përqind dhe i duhanpirësve nga 23 në 3 përqind.