Gazetari Artan Hoxha përmes një statusi në Facebook pretendon se është në dijeni të faktit, se ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri ka dërguar një dosje në ambasadën e SHBA-së për kreun e Kuvendit Ilir Meta.
Duke analizuar “sulmet” e LSI-së ndaj ministrit të ri të Brendshëm, Fatmir Xhafaj, gazetari shkruan:
“Ti do të heqësh Tahirin se të bën nervat kacurrel, e të dërgon dosjet për “lidhje” me narkotrafikantët në ambasadën e Lu-së, unë të vendos Xhafën që ta heq “hem dashurinë, hem qetësinë”, dhe ambasada e Lu-së e ka me sy të mirë…”