Kultivimi i kanabisit është rritur dhe bashkëpunimi me policinë nuk është në nivelet e duhura.
Kështu ka deklaruar, kryeprokurori Adriatik Llalla nga Gjirokastra ku merr pjesë në analizën vjetore.
“Shqetësuese në qark vijon të mbetet kultivimi lëndëve narkotike. Fenomeni nuk ka marrë zgjidhje, dhe është i domosdoshëm bashkëpunimi me policinë. Është rritur kultivimi i narkotikëve dhe kjo tregon që bashkëpunimi me policinë nuk është në nivelet e duhura”, tha Llalla.
Llalla tha gjithashtu se duhet të ndëshkohen zyrtarët e korruptuar.
“Numri i referimeve për korrupsion është i ulët, zyrtarët e korruptuar të ndëshkohen”, tha kryeprokurori.