J.Lo në Bahamas me të dashurin e ri
Nuk ka dyshim që Jennifer Lopez i shijon romancat e saj pa menduar për asgjë tjetër.
Pas lajmit të lidhjes që në fakt askush nuk e priste, këngëtarja dhe sportisti Alex Rodriguez kanë vendosur t’i largohen përditshmërisë me një udhëtim në ishujt Bahamas.
Sigurisht që dyshja e cila po shijonte parajsën në krahët e njëri-tjetrit, nuk kanë mundur t’i shpëtojnë paparacëve.
Fundjavën e kaluar, diva e muzikës dhe ish-miku i saj prej vitesh, kanë udhëtuar me avionin privat ku më pa janë zhvendosur drejt një varke të vogël luksoze që i dërgoi drejt destinacionit të tyre.