Seç ka një tendencë të grave që gjatë pritjes së ëmbël të jenë më pak të kuruara, më pak të kujdesshme dhe elegante. E kuptueshme po të kesh parasysh se gjithë vëmendja përqendrohet tek krijesa që pritet të vijë në jetë dhe jo më tek vetja. Por nuk ndodh kështu me Amal Clooney, që sidomos gjatë muajve të parë të shtatzënisë është shfaqur më chic se kurrë më parë.
Një shembull i përkryer i gruas që mund t’i bëjë të gjitha. Sepse ajo nuk është gruaja e përkëdhelur e një ylli Hollivudi. Është juristja që punon vetë. Dhe vazhdon të punojë edhe gjatë pritjes së ëmbël, pa e lënë për asnjë moment veten pas dore.