Dhimbjet e padurueshme si koke, shpine apo edhe artriti, jemi mësuar ti kalojmë duke marrë qetësues të ndryshëm, një ndër ata është edhe ibuprofen. Por, tashmë duhet ta mendojmë dy herë përpara se të marrim qetësues të tillë.
The British Medical Journal ka publikuar së fundmi rezultatin e një studimi të kryer me rreth 7 milion pacientë, të cilët përdornin ibuprofen si qetësues.
Doktorët thonë se marrja e një medikamenti të tillë dhe të tjerë anti-inflamatorë mund të sjellin probleme shëndetësore . Të cilësuar si drogë anti-inflamatorë, ibuprofen mund të shkaktojë probleme në zemër.
Sipas artikullit të publikuar, sado e shkurtër të jetë përiudha e marrjes së ibuprofen, mundësitë janë të larta për t’u prekur nga ndonjë atak ose sulm në zemër. Pavarsisht se ju nuk vuani nga ndonjë sëmundje e zemrës, shancet janë të larta pas përdorimit të tyre.
Mjekët pohojnë se individët mbi 40 vjeç janë më të rrezikuarit për sëmundje zemre, veçanërisht edhe nëse kanë përdorur ibuprofen.