
Një lulzim i madh i algave ka transformuar një breg australian në një dritë të madhe blu.
Algat bioluminishente, të quajtura zakonisht si shkëlqimi i detit, kanë mahnitur vendasit në Perservation Bay të Tazmanisë.
Dukuria natyrale ndodhi gjatë kohës që këto organizma të vogla ndriçojnë si një mekanizëm mbrojtës, sipas ekspertëve. Është tipike në ujërat e qeta. Pavarësisht se nuk janë toksike, algat mund të shkaktojnë irritime të lëkurës tek disa persona.
“I gjithë plazhi kishte një blu të shndritshme”, thotë Brett Chatwin, i cili ka fotografuar spektaklin.