Një deklaratë tepër e fortë është bërë sot nga deputetja e Partisë Demokratike, Arbjola Halimi në çadrën ku po proteston opozita.
Halimi, teksa ka komentuar takimin e mbrëmshëm në Sarajevë mes Ramës dhe kryeministrit serb Vuçiç, ka folur edhe për dëshirat seksuale mes tyre.
“Rama ka një ‘libido latente’ për Vuçiç”, tha Halimi duke vëmendosur theksin tek kryeministi shqiptar dhe ai serb.
Më tej ajo vijon duke parashikuar ëndrrat e kryeministrit Edi Rama. Halimi tha se shefi i qeverisë sheh më tepër në ëndrra homologun serb sesa bashkëshorten.
“Me siguri sheh më shumë në ëndërr Vuçiçin, sesa bashkëshorten e tij”, shtoi deputetja e Partisë Demokratike. / ad