“Koalicioni Rama-Meta prishet”. Deklarata është bërë nga botuesi i gazetës “Mapo”, Henri Çili në emisionin “Zonë e Lirë”.
Ai tha se dy partitë do të prishin patin jo më larg se mesi i prillit.
Henri Çili: Çifti Rama-Meta divorcohet, para zgjedhjeve. Ambiciet e dy aktorëve janë të tilla që i pamundësojnë vazhdimin së bashku. Ambiciet e LSI dhe objektivat e tyre elektorale janë që të konkurrojë së paku vetëm. Ky nuk është parashikim, është arsyetim. Nuk do konkurrojnë së bashku. Më shumë se gjysma e prillit nuk kalon.
Kreshnik Spahiu: Çifti Rama-Meta është si çifti i dy të martuarve që për hir të pasurisë dhe lekëve nuk divorcohen. Por kalamajtë hedhin vickla. Për shembull sot Saimir Tahiri tha që në LSI duhet të jenë krenar që kanë qenë me ne në koalicion. Kemi dy partnerë që për pasurinë e madhe qëndrojnë së bashku. Ne mirëpresim që Ilir Meta të dali nga koalicioni, nuk do pranoj që mos jetë opozita në zgjedhje.