Jepet vendimi për studentët që gjuajtën me vezë kryeministrin
Gjykata e Tiranës ka shpallur fajtorë 8 studentët të cilët qëlluan me vezë ndaj kryeministrit Edi Rama si dhe kundërshtuan forcat e policisë.
Gjyqtari i çështjes, Arben Micko caktoi ndaj tyre masat e dënimit me nga 2 muaj burgim për secilin, por ky dënim pezullohet dhe zëvendësohet me 60 orë pune në interes publik.
Vendimi është kundërshtuar nga studentët, të cilet e cilësuan të ndikuar politikisht vendimin, ndërsa deklaruan se do t’i drejtohen Gjykatës së Apelit për ta kundërshtuar atë.