Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim me maturantët fitues të Medaljes së Artë pasditen e së martës.
Me këtë rast, ai ka shkëmbyer edhe disa batuta me ta.
Rama iu ka kërkuar atyre të besojnë te ëndrrat me sy hapur, duke i sjellë shembullin e Lionel Messit.
“Vazhdoni të besoni fort dhe të jeni të bindur që një ëndërr që e shikoni me sy hapur njeriu është në gjendje ta realizojë.
Ato me sy mbyllur shpesh herë nuk realizohen, por ato me sy hapur përderisa njeriu mund ta shohë, mund ta realizojë.
Do thoni ju të gjithë shohin ëndrra me sy hapur, po por nuk bëhen dot të gjithë.
Lionel Mesi është një.
Të gjithë duan të bëhen si Lionel Mesi, por nëse u bë Mesi siç tregon edhe historia e jetës së tij, u bë sepse donte dhe besonte se do bëhej Lionel Mesi.
Ishte një fëmijë në një lagje të vjetër të Buenos Aires, ai ishte kalama dhe thoshtë që unë do të luaj me Barcelonën dhe ai luan me Barcelonën.
Po të shikoni historinë e kampionëve, është një histori që përsëritet”, iu ka thënë kryeministri maturantëve me medalje të arta.