Kandidatja presidenciale Marine Le Pen ka deklaruar se nëse bëhet presidente e Francës do të iniciojë anulimin e njohjes së Kosovës.
Kryetarja e Frontit Demokratik, gjatë një interviste për gazetën serbe ‘Srpski Telegraf’ ka thënë se “Kosova është tokë e shenjtë serbe” prandaj “do ta tërheq njohjen e Kosovës”.
Sipas sondazhit të fundit, të porositur nga gazeta e famshme Le Figaro, Marine Le Pen dhe kandidati i qendrës Emmanuel Macron udhëheqin garën presidenciale me nga 26%, përfaqësuesi konservator Françios Fillon ka 17%, ndersa dy kandidatët majtistë, socialisti Benoît Hamon dhe ekstremisti Jean-Luc Mélenchon, kanë nga 12%./Klan kosova