Kreu i Kuvendit, Ilir Meta, komentoi deklaratat e një dite më parë të kreut të grupit parlamentar të LSI-së, i cili u shpreh se mbajtja e zgjedhjeve pa opozitën do të ishte një farsë.
Duke u shprehur se deklarata e Ramës është transformuar, Meta theksoi se duhet të punojmë për të çuar përpara zgjedhjet dhe jo ti minojmë ato.
I pyetur nga gazetarët rreth qëndrimit të kryeministrit Edi Rama se PS mund të hyjë e vetme në zgjedhje edhe pa opozitën, Meta u shpreh: “Njoftojini të gjithë që pluralizmi ka ardhur që në ’90”.
Meta u shpreh i sigurtë se në 18 qershor do të ketë zgjedhje të shkëlqyera.
“Larg qëndrimeve që sjellin pasoja katastrofike”, përfundoi ai.