Një person me thikë ka hyrë me forcë në brendësi të Parlamentit britanik, dhe ka qëlluar një oficer policie, përpara se të qëllohej nga policia.
Para këtij veprimi, personi i pajisur me thikë ka goditur mbi 10 persona me një makinë 4X4. Jashtë parlamentit janë parë të shtrirë në tokë 3 persona të lënduar.
Pas këtij sulmi godina e Parlementit u mbyll menjëherë dhe masat e sigurisë u shtuan.
Nuk dihet gjendja e të plagosurve, por aktualisht forcat e sigurisë janë në alarm të plotë pasi dyshohet për një sulm terrorist të mundshëm.
Jashtë Parlamentit janë parë njerëz duke vrapuar të frikësuar.
Nuk dihet nëse autori i sulmit ka vepruar i vetëm apo është një veprim i organizuar.