Pasi fitoi zgjedhjet pas trazirave të vitit 1997, qeveria e Partisë Socialiste një vëmendje të veçantë i kushtoi edhe ringritjes së ushtrisë së shpartalluar.
Vetëm pak muaj pasi ishte emëruar kryeministër, Fatos Nano i shoqëruar edhe nga ministri i Mbrojtjes i asaj kohe, Luan Hajdaraga, ka ndjekur nga afër një stërvitje ushtarake, më e madhja që prej trazirave civile.
Një video e rrallë e filmuar nga “Associated Press” tregon momentin kur pas stërvitjes, Nano ka preferuar të inspektojë personalisht ambientet ku laheshin ushtarët, një vizitë kjo aspak normale dhe që siç shihet edhe nga pamjet i ka zënë në befasi ushtarët.
Siç dëgjohet edhe nga videoja, ndihet sikleti i komandantit të tyre që i drejtohet Nanos me fjalët: “E megjithatë ata po lahen zoti kryeministër”.
Dhe nuk kishte si të mungonte edhe batuta e Nanos që ia kthen duke qeshur me të madhe: “Po, po e shoh që po lahen tamam”.