Sipas një studimi të bërë në Bochum të Gjermanisë, është arritur në përfundim se aroma e bimës me emrin Voshtra e që në latinisht quhet ‘Ligustrum vulgare’ mund të mbysë qelizat kancerogjene.
Shkencëtarët e udhëhequr nga Profesor Hanns Hatt dhe Lea Weber të Universitetit Bochum kanë treguar per revistën “Plos One” se mund të ngadalësojë rritjen e qelizave të kancerit në zorrën e trashë përmes aromës së kësaj bime, transmeton gazetametro.net.
Hulumtuesit kanë thënë se gjatë nuhatjes së kësaj bime ajo lëshon OR51B4, dhe depërton në organizimin e njeriut ku më pas sulmon qelizat kancerogjene.
Këtë eksperiment shkencëtarët gjerman e kanë provuar të kafshët dhe ka pasur sukses.