Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka reaguar në lidhje me importimin e mishit të ardhur nga Brazili. Aktualisht, AKU ka sinjalizuar bllokimin e ngarkesave me mish pule dhe mish derri që vijnë nga ky shtet.
“Shqipëria importon vetëm produkte të certifikuara. Nuk ka rrezik ndaj shëndetit të konsumatorit shqiptar. Të gjitha mallrat që janë importuar janë në përputhje me ligjin për ushqimin, megjithatë për momentin do të bllokohen të gjitha ngarkesat me mish pule e derri që vijnë nga Brazili”, njofton institucioni.
Sipas Autoritetit Kombëtar të Ushqimit, ky bllokim do të vijojë deri në një përgjigje përfundimtare të analizave të mostrave të produkteve.