Trajneri i Kombëtares Shqiptare, ka zhvilluar një konferencë për shtyp para ndeshjes miqësore me Bosnjën e cila do zhvillohet nesër në orën 18:00 në ‘Elbasan Arena’.
De Biasi ka komentuar ‘përplasjet’ e fundit me futbollistin Taulant Xhaka i cili është shprehur se nuk do luajë me Kombëtaren për sa kohë të jetë italiani trajner. De Biasi tha se Xhaka është si gjithë futbollistët e tjerë dhe lojtarët duhet të respektojnë grupin dhe trajnerin.
“Nuk e them dot të vërteten e plotë. Detyra ime është të mbroj lojtarin. Xhaka është si gjithë të tjerët dhe duhet të pres shansin e tij. Lojtarët të respektojnë grupin dhe trajnerin, pasi e rëndësishme është skuadra dhe jo Xhaka. Për të qëndruar në grup ka rregulla dhe kush nuk i respekton ato është i lirë”- ka thënë De Biasi.
Ndërkohë sa i përket çështjes së rinovimi të kontratës me FSHF, italiani ka thënë se për këtë vendos presidenti i Federatës Shqiptare të futbollit Armando Duka.