Kryeministri Edi Rama zhvillon këtë të martë një vizitë zyrtare në Paris, ku do të takohet me zyrtarë të lartë të shtetit francez.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë kreu i qeverisë përmes një postimi në profilin e tij në rrjetin social Twitter.“Gjithnjë kënaqësi rikthimi në Paris. Një program të ngjeshur njëditor me biznesin, median dhe kryeministrin e Francës, Bernard Cazeneuve”, ka njoftuar Rama.