Ivanka Trump i është bashkuar zyrtarisht administratës së babait të saj si punonjëse e papaguar, me titullin Asistente e Presidentit, bëri të ditur Shtëpia e Bardhë.
Zonja Trump tha se do të shërbejë pa pagesë, pasi planet e saj për të shërbyer në një kapacitet më joformal janë vënë në pikepyetje nga ekspertët e etikës.
“I kam dëgjuar shqetësimet që kanë pasur disa me këshillimin e presidentit nga ana ime”, tha zonja Trump, njofton Rel.
Ekspertët e etikës kanë dalë me kritika javën e kaluar, pas raporteve se zonjës Trump do t’i jepet Zyra e Krahut Perëndimor në Shtëpinë e Bardhë, pa iu bashkuar zyrtarisht administrtaës.
Kritikët kanë thënë se roli i zonjës Trump duhet të bëhet zyrtar, në menyrë që ajo të ketë detyrime si punonjëse federale dhe me standarde të etikës.
Bashkëshorti i saj, Jared Kushner, është këshilltar i lartë i presidentit Donald Trump.