Ka përmasat e një veze normale, por çmimin e një makine luksoze.
Bëhet fjalë për një vezë Pashke shumë të veçantë që ka dalë në shitje në Britaninë e Madhe. Ajo është bërë me flori të bardhë 18-karatësh dhe e mbuluar me 910 diamantë.
Ajo mund të hapet dhe brenda saj ka vend për dy foto të vogla.
Veza është lançuar nga faqja VeryFirstTo dhe argjendaria londineze Martin Jefferies.