Një mjek i Urgjencës në spitalin rajonal të Shkodrës është dhunuar nga disa persona ende të paidentifikuar për shkak të detyrës.
Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme, ndërsa mjeku pediatër Skënder Duka është goditur nga familjarët e një fëmije të sëmurë.
Ai ka marrë disa plagë të lehta dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve dhe motiveve të ngjarjes si dhe identifikimin e dhunueseve.