Elseid Hysaj është një emër mjaft i nxehtë në merkaton europiane. Mbrojtësi i kombëtares sonë së fundmi kërkohet sërish nga Manchester United, e cila është e gatshme që të paguajë një shifër të frikshme për ta transferuar në merkaton e verës.
23-vjeçari po shkëlqen te Napoli, teksa United e cilëson si futbollistin perfekt për të marrë frenat e krahut të djathtë, atje ku Darmian ende nuk e ka bindur Mourinhon.
“Goal.com” shkruan se Napoli kërkon 50 milionë euro, një shifër që nuk përbën shumë problem për “Djajtë”.