Tifozët e Tiranës nuk e kanë kapërdirë dot humbjen në shtëpinë e tyre “Selman Stermasi” me rezultatin 1-2 nga ana e Vllaznisë së Shkodrës. Pas ndeshjes, një grup tifozësh kanë sulmuar me gurë autobusin e tifozëve të Vllaznisë pranë stadiumit në zonën e njohur si “Vasil Shanto” në kryeqytet. Policia që shoqëronte skuadrën nga Shkodra ka ndërhyrë duke qetësuar situatën. Mësohet se 2 tifozë të Tiranës janë shoqëruar në komisariat. Nga goditjet me gurë nuk ka persona të lënduar, përveç dëmeve materiale.